Probleme në tragetin Durrës-Bari, 280 pasagjerë, tre orë në det të hapur

Aktualitet Kryesore Sociale

Pasagjerët e një trageti të linjës Bari-Durrës, janë përfshirë, pasi një defekti që ka pësuar mjeti lundrues.

Përreth 3 orë, 280 pasagjerë kanë qëndruar në det të hapur, derisa është riparuar edhe defekti.

Dhe deri në riparimin e tij pasagjerët kanë qëndruar në det të hapur.

Kapiteni i portit, Taulant Allka, ka thënë për mediat, se ka pasur një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari

Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik. raporton BW.

Kapiteni i Tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det të hapur deri sa të bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit, por aspak favorizues nuk ka qenë as moti.

Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosurdrejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Trageti pritet të ankorohet rreth orës 16.00 të pasdites në Portin e Durrësit.

Share: