“Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare”- Konferencë shkencore nga Universiteti i Vlorës

Kulturë

Me 4 qershor në Universitetin e Vlorës zhvillon punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare”. Profesor Emil Lafe është ndër emrat më të rëndësishëm të gjuhësisë shqiptare dhe aktualisht mban pozicionin e Kryetarit të shoqatës së gjuhëtarëve shqiptarë, si dhe të drejtorit të revistës shkencore “Continuum” botim i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).

Në Konferencë, veç përshëndetjeve nga rektori i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, prof. dr. Roland Zisi, nga drejtoresha e QSPA-së Prof. Diana Kastrati dhe nga profesorët Xhevat Lloshi dhe Bardhosh Gaçe, pritet të mbahen edhe 32 kumtime nga studiuesit më në zë të gjuhësisë e të shkencave albanologjike, si: prof. dr. Qemal Murati, prof. dr. Rami Memushaj, prof. dr.Valter Memisha, prof. Rusana Hristova-Bejleri, prof. as. dr Kujtim Kapllani, Prof. dr. Begzad Baliu, Prof. dr. Zeqirja Neziri, Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr.  Aleksandër Novik, si dhe studiuesja e QSPA-së, dr. Jolanda Lila.

Konferenca pritet të ripohojë shkencërisht dhe të vlerësojë punën madhore të profesorit dhe studiuesit Emil Lafe në shkencat albanologjike.

Programi i plotë i konferencës:

 

 

Programi i Konferencës shkencore ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe,  personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare”

Vlorë, 4 qershor 2021

 

Seanca kryesore: Salla “Rilindja”, Godina A

 

10.00-10.30 Regjistrimi

10.30-10.35 Hapja e Konferencës

10.35-10.40 Fjala përshëndetëse nga rektori i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, prof. dr. Roland Zisi

10.40-10.45 Fjala përshëndetëse nga prof. dr. Xhevat Lloshi

10.45-10.50 Fjala përshëndetëse nga prof. dr. Bardhosh Gaçe

10.50-11.00 Fjala përshëndetëse nga prof. Diana Kastrati-Drejtoreshë e Qendrës së Studimeve

dhe Publikimeve për Arbëreshët

 

Seancë paralele – Kulturë gjuhe

Salla:  Salla “Rilindja”, Godina A

Seancën e drejtojnë:  Prof. dr. Hamit Xhaferri,   Prof. as. dr. Monika Hasani

  

11.00-11.10 Prof. dr. Hamit Xhaferi “Prof. Emil Lafe në veprimtaritë shkencore të UEJL në Tetovë, Maqedonia e Veriut”

11.10-11.20 Prof. Qemal Murati “Farkues dhe mbrojtës i madh i kulturës gjuhësore shqipe”

11.20-11.30 Prof. dr. Abdulla Ballhysa dhe Dr. Jonida CunguGjuhëtari Emil Lafe dhe kultura e gjuhës moderne shqipe

11.30-11.40 Rusana Hristova-Bejleri Prof. E. Lafe dhe mësimdhënia e shqipes si gjuhë e huaj

11.40-11.50 Prof. dr. Mustafa Ibrahimi Kontributi i Emil Lafes për gjuhën dhe kulturën e arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve të Greqisë

11.50-12.00 Prof. as. Dr. Monika Hasani Përpjekjet e profesor Emil Lafes për mbrojtjen ligjore të gjuhës shqipe

12.00-12.10 Dr. Vilma Bello Ruajtja e shqipes standarde në insitucionet zyrtare”

12.10-12.20 Valbona Sinanaj Probleme të kulturës së gjuhës në media

12.10-12.30 Dr. Artan Xhaferaj Ndihmesa e prof. Emil Lafes në fushën e kulturës së gjuhës

 12.40-12.50  Dr. Alta Azizi (Haluci)Ndihmesa e prof. Emil Lafes në Universitetin Ismail Qemali

12.50-13.00 Msc. Nevila DishoRoli i kulturës gjuhësore në komunikimin e nxënësve në Arsimin e

Mesëm të Ulët”.

 

13.00-13.10 Dr.Flamur Shala Emil Lafe për kulturën e gjuhës dhe binomin normë-kodifikim (para Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe) ”.

 

Diskutime

 

Seancë paralele – Albanologji

Salla: Biblioteka  shkencore NerminVlora Falaski, Godina A

Seancën e drejtojnë:  Prof. dr. Valter Memisha,   Dr. Edlira Çerkezi

 

11.00-11.10 Prof. dr. Bardhosh Gaçe Raportet dhe kundrimet e Emil Lafes për Maksimilian Lambretz-in”

11.10-11.20 Prof. as. dr Kujtim Kapllani Në krye të ,ShGjSh, prof. Emil Lafe ka njohur lexuesit me studimet e albanologëve të huaj dhe shqiptarë”

11.20-11.30 Prof. dr.Valter Memisha“Prof. Emil Lafe dhe leksikografia shqipe”

11.30-11.40 Prof. dr. Begzad Baliu Emil Lafe: Albanologjia si mission

11.40-11.50 Dr. Etjona HoxhaMendimi i prof. Emil Lafes për disa albanologë europianë

11.50-12.00 Prof. Avni Xhelili “Prof. Emil Lafe për bashkëpunimin me albanologjinë ruse

12.00-12.10 Prof. dr. Zeqirja Neziri Ndihmesa e çmueshme e prof. Emil Lafes në ndriçimin e çështjeve të hapura të personalitetit të Buzukut”

12.10-12.20 Dr. Ermir Xhindi dhe Msc. Erjona Xhindi Veçori të kritikës letrare në punimet e prof. Emil Lafes”

12.20-12.30 Dr. Edlira Çerkezi Mendimi i Emil Lafes për personalitete të shquara të kulturës shqiptare”

12.30-12.40 Dr. Olimbi VelajNjë intervistë me prof. Emil Lafen

12.40-12.50  Dr. Aleksandra Xhamo“Ndihmesa e prof. Emil Lafes në fushën e Bibliografisë”

                       

Diskutime

 

 

 

Seancë paralele – Studime gjuhësore

Salla: Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Teknike, Godina C

Seancën e drejtojnë: Prof. dr. Rami Memushaj, Prof. dr. Nexhip Mërkuri

 

11.00-11.10 Prof. dr. Shefkije Islamaj“Emil Lafe dhe gjuha shqipe”

11.10-11.20 Prof. dr. Rami Memushaj “Ndihmesat e prof. Emil Lafes në kodifikimin dhe në mbrojtjen e gjuhës standarde

11.10-11.30 Prof. dr. Nexhip Mërkuri Zgjidhja shkencore grafemikë-drejtshkrim edhe kontribut i profesor Emil Lafes

11.10-11.40 Dr. Xhafer Beqiraj Kontributi shkencor i prof. Emil Lafes në fushën e fjalëformimit

11.10-11.50 Prof. as. dr. Anila Çepani dhe Prof. as. Dr. Adelina ÇerpjaÇështje të fjalëformimit në veprimtarinë shkencore të prof. Emil Lafes”

11.10-12.00 Prof. as. dr. Gladiola Durmishi (Elezi) Vёshtrim e interpretim i disa ҫёshtjeve gjuhësore nё pёrmasat e mendimit shkencor tё prof. Emil Lafes”

12.00-12.10 Prof. dr. Rusana Hristova-Bejleri Prof. E. Lafe dhe mësimdhënia e shqipes si gjuhë e huaj

12.10-12.20 Dr. Migena BallaKontributi i prof. Emil Lafes në studimet dialektore

12.20-12.30 Prof. dr.  Aleksandër Novik  Mjeshtëria e argjendarisë në Kosovë: Materiale të kërkimeve fushore të viteve 1990–2018

 

12.30-12.40 Dr. Jolanda LilaProfesor Emil Lafe: Një jetë kushtuar studimeve për gjuhën shqipe”

12.40-12.50 Dr. Evis Hudhëra Kontributi i prof. Emil Lafes për huazimet e shqipes”

12.50-13.00 Dr. Asime Feraj “Kontributi shkencor i prof. Emil Lafes në faqet e revistës ‘Gjuha jonë’

 

Diskutime

 

 

Share: