Google do të investojë 10 miliardë dollarë në Indi

Shkencë & jetë Sociale

Kompania e kërkimeve në internet Google do të investojë 10 miliardë dollarë në Indi, gjatë 5-7 vjetëve të ardhshëm, bëri të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë simotër, Alphabet Inc.

Sundar Pichai foli në një ngjarje vjetore të Google për Indinë, të mbajtur online.

Investimet u tha se do të përdoren për të ndërtuar produkte dhe shërbime për Indinë dhe për të ndihmuar digjitalizimin e bizneseve.

“Ky është reflektim i besimit tonë në të ardhmen e Indisë dhe në ekonominë e saj digjitale”, tha Pichai.

Me më shumë se 500 milionë përdorues aktivë të internetit, India është mbase tregu më i madh në rritje për Google.

Pichai gjithashtu shprehu mbështetje për projektin e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, për digjitalizimin e Indisë.

Ky projekt synon të rregullojë infrastrukturën digjitale të këtij vendi.

Modi shkroi në Twitter se ai dhe Pichai kanë diskutuar për “përdorimin e fuqisë së teknologjisë në transformimin e jetës së fermerëve, të rinjve dhe sipërmarrësve të Indisë”.

Share: