Universiteti i Kembrixhit vendos të zhvillojë mësimin ”online” deri në verën e 2021

Rajon/Botë Sociale

Universiteti i Kembrixhit është universiteti i parë që njoftoi masa për vitin e plotë akademik 2020-2021, duke thënë se të gjitha auditoret apo ligjëratat do të mbahen në internet, sipas një raporti të Shoqatës së Shtypit.

Mund të jetë e mundur që grupet më të vogla mësimore të ndodhin nëse ato përputhen me kërkesat për distancim shoqëror, tha universiteti, duke shtuar se vendimi do të rishikohet nëse ka ndonjë ndryshim në “këshillat zyrtare për koronavirus”./bota.al/

Share: