Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, thekson se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, kryediplomati evropian shkruan se Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë të pavarur dhe të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike.
“”Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Fantastike të shohësh kaq shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne i urojmë suksese të gjithë aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi – dhe #BE-në ?? përkrah saj. #Shqipëria ?? ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presionet”, shkruan Soreca.