Ora shkon 60 minuta pas

Aktualitet Kryesore Sociale

Këtë të diel akrepat e orës do të ndryshojnë, duke u shtyrë me 60 minuta mbrapa.

Ndryshimi ndodhi duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të Tetorit dhe në të dielën e fundit të Marsit, kohë kur ora shkon para.

Kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që ora ndryshohet.

Pas shumë dekadash Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore.

Ndryshimi i orës në Europë ka nisur vite më parë dhe është jo i njëtrajtshëm. Ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Share: