Nga Mentor Kikia
Unë nuk kam qenë asnjëherë krenar për ndonjë udhëheqës shqiptarë, përveçse kur mendoja se “Xhaxhi Enver” nuk ishte ishte njeri, por një krijesë e mbinatyrshme që mbante mbi shpinë Shqipërinë dhe nëse vdiste ai, do të vdisnim edhe në të tjerët të gjithë.
Por unë sot ndjehem i turpëruar për ata që na kanë qeverisur, për ata që na qeverinsin dhe për ata që pretendojnë të na qeverisnin. Nuk dua të rekplikoj fare me ata që s’janë dakord që ti fusim të gjithë në një thes. Madje nëse do të mundja ti fusja të gjithë një një thes, s;do gjeja gropë ku ta hidhja atë thes.
Prej dy ditësh partitë shqiptare janë mbyllur në shtëpinë, rezidencën e ambasadores amerikane. E mbani mend kur na thoshin prindërit: Aty të rrish, pa mbaruar detyrat nuk ke për të dalë nga dhoma.
Ndodhi pikërisht kështu: Sapo përfunduan zgjedhjet e vitit 2017, po sapo përfunduan ama, nuk kishte kaluar as edhe një muaj, dhe me një përgjegjshmëri shembullore, palët thanë: do të nisim që tani të punojmë për regformën zgjedhore.
Do të bëjmë nje reformë të thellë, transformuese, që të mos lëmë shteg për abuzime dhe të mos krijojmë mundësi për kontestime zgjedhjesh, për ti dhënë fund historisë kur rezultati del pas 3 muajsh dhe protestave kontestuese të atij që humb.
Pa do të bëheshin votimet e numërimet me elektronikë si në Amerikë, pa do të votonin emigratët e vota do të vinte me aeroplan drejt e në KQZ, pa e ndërruar askush rrugës. Pa do të dënoheshin ata që shpërndajnë miell natën nëpër fshatra e lagje të varfëra etj etj.
E pra, kaluan plot 3 vjet dhe ja ku janë. Asgjë prej gjëje. Ndërsa tani janë marrë prej veshi të gjithë ngha një “grua”, si djemtë që kanë grisur pantallonat duke luajtur me top prej lecke, dhe janë ulur në tavolinë me dhunë; o të bëjnë reformën, ose rrugë tjetër ska.
Varësia prej ndërkombëtarëve kurrë s’ka qenë kaq flagrante. Ndërsa ne presim një politikë me dinjitoze, me serioze dhe me të përgjegjshme, ja çfarë na përplasin surratit.