SHBA
Rreth 200 milionë doza vaksina kundër COVID-19 priten të jenë në dispozicion të amerikanëve në fillim të vitit 2021. Ky është parashikimi i emidemilogut të task forcës së Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.
Sipas Faucit mbi 100 milionë doza mund të jenë gati në fund të vitit, dhe vaksina e parë, e bërë nga ‘Moderna’ në bashkëpunim me NIAID (Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive), duhet të hyjë në fazën 3, dmth në fazën e fundit të eksperimentit, nga mesi i verës.
Kujtojmë që SHBA është shteti më i prekur në botë nga koronavirusi, ku deri tani ka 1,835,681 të infektuar nga të cilët 106,312 kanë humbur jetën.