Emrin e Boris Johnson mund ta keni dëgjuar shpesh kohët e fundit.
Ai u zgjodh kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pas dorëheqjes së Theresa May.
Më parë ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryebashkiak i Londrës.
Por edhe “njeriu më qesharak” në politikë.
S’e besoni? Ka plot prova.
Nuk ekziston një foto ku Johnson duket mirë, por është e gjitha një lojë e qëllimtë.
Kryeministri sillet vetë si i papërgatitur që të fitojë simpatinë e publikut dhe të fshehë faktin që është vërtet i papërgatitur dhe i painformuar.
Me dhjetëra gazetarë kanë konfirmuar se kryeministri i shpupuris qëllimisht flokët para çdo daljeje publike.
Ai e di që duket keq, por ky është qëllimi i tij.
Një herë, pasi iu referua grave që veshin burka si hajdute bankash, një tufë gazetarësh i zunë pritë jashtë shtëpisë.
Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve të tyre, ai insistonte që të merrnin një filxhan çaj.
Dhe kështu i shpëtoi një skandali që do të kishte shkatërruar karrierën e çdo politikani.
Boris Johnson di shumë mirë të vishet, por që të ngjasojë si shumica e elektoratit, del në publik me këto veshje të tmerrshme – shkruan faqja Anabel.