Pamjet dramatike nga djegia e Amazonës, e konsideruar si “mushkëria e botës”

Aktualitet Rajon/Botë

Amazona prej disa ditësh është duke u djegur, çka ka alarmuar krejt botën.

Kjo, për shkakun se Amazona konsiderohet si mushkëria e botës dhe shkatërrimi i saj do të sillte pasoja të tmerrshme në ndryshimet klimaterike.

Brazili ka dërguar edhe ushtrinë për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarret në Amazona u kthyen në temë diskutimi edhe në takimin e G7, me kërkesë të Emanuel Macron.

 

 

 

 

Drejtuesit e 7 shteteve më të zhvilluara të botës premtuan se do të japin ndihmë teknike dhe financiare për të ndihmuar në fikjen e zjarreve, edhe pse presidenti brazilian nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Biznesmenë dhe artisë të ndryshëm ndërkohë, kanë vënë në dispozicion shuma të ndryshme për fikjen e zjarreve.

Vetëm aktori Leonardo Di Caprio, dhuroi 5 milionë dollarë.

 

Share: