Presidenti Donald Trump, vaksina do të bëhet gati brenda fundit të vitit

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump foli të premten me konfidencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë për arritjen e një vaksine.

Ai konfirmoi se synimi i vendosur nga qeveria amerikane është për të patur një vaksinë deri në janar të vitit 2021.

Madje nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’ja dalin “me apo pa vaksinën”.

Zyrtarët e shëndetësisë shfaqen me maska pas Sekretarit të Mbrojtjes që po ndjek fjalën e Presidentit Trump
Zyrtarët e shëndetësisë shfaqen me maska pas Sekretarit të Mbrojtjes që po ndjek fjalën e Presidentit Trump

I pyetur nga mediat nëse vaksina do të bëhet e disponueshme për të gjithë, Presidenti Trump konfirmoi se vaksina do të merret nga kushdo që do të dëshirojë ta marrë.

Për arritjen e objektivit të vendosur, Presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19.

Gjenerali Gustave Perna
Gjenerali Gustave Perna

I pranishëm në këtë seancë informimi, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, konfirmoi rolin e veçantë që ka marrë Pentagoni në këtë përpjekje. Ai konfirmoi se “Departamenti i Mbrojtjes po shpejton drejt (arritjes së) vaksinës” të përkushtuar për t’ia arritur qëllimit të vaksinës për popullin amerikan.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper
Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper

Operacioni “Warp Speed” do të bashkojë institucionet publike dhe agjensitë qeveritare, me kompanitë private që do të punojnë për masat ndaj koronavirusit. Zhvillimi, prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine do të jetë një pjesë kryesore e punës së këtij organizmi.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka vendosur në dispozicion rreth 10 miliardë dollarë për këtë qëllim nëpërmjet fondeve shtesë, si edhe nëpërmjet ligjit CARES për masat ndaj situatës së pandemisë./VOA

Share: