Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka konfirmuar 242 viktima të reja të koronavirusit, duke rënë me 20 nga e enjtja, duke sjellë në total numrin e vdekjeve në 31.610.
Numri i rasteve të reja ishte 789, duke rënë me mbi 200 brenda 24 orëve të fundit, sipas autoritetit të mbrojtjes civile.
Restorantet, baret, floktoret dhe sallonet e bukurisë do të rihapen të hënën pasi Italia gradualisht lehtëson kufizimet, ndërsa ndalimi i udhëtimit ndër-rajonal mund të hiqet nga 3 qershori.
Italia ka 223.885 raste të konfirmuara të Covid-19 deri më sot, përfshirë vdekjet dhe 120.205 të mbijetuar./bota.al/