Basha thirrje qeverisë: Të ndihmohet media, se ndryshe qytetarët ngelen pa u informuar

Aktualitet Kryesore Sociale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i shqetësuar për median në vend në këto ditë të vështira. Ai i bëri thirrje qeverisë që të mos lërë jashtë ndihmës gazetarët dhe operatorët, që po shërbejnë në këto ditë të vështira të koronavirusit.

“Bomba ekonomike e kësaj krize nuk mund dhe nuk duhet të injorohet dhe në këtë drejtim duhet te veprohet me urgjencë. Nuk ka vend për hezitim as për biznesin e vogël, as për fermerët, as për punëmarrësit e mëdhenj, as për median. Sepse kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë tani me gjysmë kapaciteti, gjysma e punonjësve te medias janë dërguar ne shtëpi pa paga dhe në raste të tjera ata qe mbahen aty mbahen me gjysmë page, në kohë lufte siç është kjo, ne kohë krize siç është kjo. Ua them me siguri qe informacionet që marrim janë që një një pjesë e madhe e mediave kanë shkurtuar përgjysmë personelin apo edhe më shumë dhe kane shkurtuar pagat.”, tha Basha për “Vizion Plus” duke shtuar “Problemi qe vjen me këtë është nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët; mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.  Kjo është ajo që dua të ngre. Nuk ka media që i ka shpëtuar kësaj. Thirrja ime është që media të mos jetë jashtë vëmendjes dhe të ketë një mbështetje edhe për  to; në veçanti për punonjësit e medias, për gazetarët, për operatorët.”

Share: