Silva Bino apel qytetarëve: Bëni kujdes, virusi nuk është zhdukur

Aktualitet Kryesore Sociale

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka shpërndarë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Me anë të në mesazhi, Bino u kërkon qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm dhë të mos i anashkalojnë masat ndaj koronavirusit, pasi pandemia ende vijon që të jetë mes nesh.

Gjithashtu ajo ka kërkuar që qytetarët të mos takohen dhe të mos krijojnë kontakte në mënyrë që periudha e karantinës të mos shkojë dëm.

 

MESAZHI I PLOTË:

Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, pasi jemi në fazën e hapjes, e lëvizjes, dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota! Virusi është, qarkullon dhe kjo është një arsye për këtë ne duhet të jemi të kujdesshëm. Si? Pavarësisht se dalim, të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, sepse sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë. Faza që kaloi na ndihmoi që të zbusnim kurbën e sëmundjes, na ndihmoi që të mos kishim një ritëm të lartë të sëmundjes, na ndihmoi që të mos kishim ritëm të lartë të përhapjes së sëmundjes, por aktualisht ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë. Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshmë, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë distancë me njëri-tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, prekjes së duarve apo objekteve. Ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në markete a dyqane që kanë mbi dy veta, do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë.

Deri më tani numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 803.  Ndërkohë në vend janë shënuar vetëm 31 viktima dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 34 pacientë, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Share: