Muaji Maj ka filluar me temperatura të ulëta të shoqëruara me reshje të dendura shiu. Ndërsa në zonat malore, vendin e shiut e kanë zënë reshjet e dëborës.
Kështu në qarkun e Dibrës në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në kulturat bujqësore, por nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjella.
Po kështu reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera të thella malore, konkretisht në Selishtë, Kala e Dodës dhe në Arras.