Greqia drejt hapjes së plotë, në maj hapen shkollat, në qershor hapen qendrat tregrare

Rajon/Botë Sociale

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar me një mesazh popullit të vet duke i njoftuar për rihapjen e vendit në maj dhe planin e lehtësimit të masave.

Mitsotakis thotë se Greqia është shembull në gjithë botën falë disiplinës dhe përgjegjësisë së qytetarëve dhe se tashmë pasi masat dhanë rezultatet do të ketë një lehtësim masash.

Sipas kryeministrit nuk është rikthim në normalitet, por në një situatë të re e cila do të jetë më e vështirë se qëndrimi në shtëpi.
Por gjithsesi Mitsotakis paralajmëron se gjithë plani varret nga ecuria e koronavirusit. Greqia më 4 maj lehtëson lëvizjen për qytetarët, hapen parukeritë dhe dyqanet e vogla, 11 maj për bizneset e vogla dhe gjimnazet, 18 maj lëvizjet ndërqytetase kurse më 1 qershor hotelet dhe qendrat tregtare.

”Greqia është shembull në gjithë botën, falë disiplinës dhe përgjegjësisë së qytetarëve, faleminderit të gjithëve. Paketa u bazua në besim reciprok dhe kështu do të vijojë të jetë.

Masat dhanë rezultat, ulje stabël e pacientëve me covid-19, shifra të ulta të të infektuarve, shifrat ndër më të ulta në Europë të të vdekurve.

Faza e dytë është e lehtësimeve të masave.

Fituam mbrojtje sociale, shërbim publik online, edukim në platforma moderne, pajisje të reja në spitale, më shumë personel special në spitale.

Jemi gati jo se ky është epilogu i pandemisë, por se jemi të sensibilizuar e të mirëinformuar. Faza e dytë është faza e përgjegjësisë së lartë, e seriozitetit.

Nuk është rikthim në jetën e mëparshme, por në një situatë të re. Rikthimi është më i vështirë se qëndrimi në shtëpi. Suksesi varet nga disiplina e të gjithëve.

Në 4 maj pezullohen sms dhe qarkullimi me leje, qytetarët qarkullojnë lirshëm brenda qytetit apo fshatit.

4 maj hapen parukeritë, dyqanet e vogla.

11 maj, biznese të vogla me numër të caktuar punëtorësh.

Masa mbrojtëse për punëtorët, me takime klientët, numër i caktuar në biznes.

18 maj, gradualisht lejohen qarkullimet jashtë qytetit apo zonës së banimit.

Nuk hapen akoma plazhet e organizuara dhe parqet.

Nuk do ketë festivale apo aktivitete gjatë verës.

11 maj hapen maturat

18 maj gjimnazet dhe vitet e tjera të liceut

Akoma pritet vendimi për shkollat fillore dhe kopshtet, në 1 qershor.

1 qershor hapen qendrat tregëtare.

1 qershor hapen hotelet me aktivitet vjetor.

15 qershor, aktivitetet e tjera ekonomike.

Një observator i posaçëm me anëtarë të qeverisë e specialistë koordinon dhe kontrollon çdo ditë situatën për ecurinë e planit.”– tha Mitsotakis.

Share: