Pavarësisht një rënie të lehtë të numrit të viktimave, Italia vijon sërish me bilanc të rëndë të të vdekurve prej koronavirusit.
Në raportin e 24 orëve të fundit janë shënuar 437 viktima, një rënie e lehtë ndërkohë që një ditë më parë u shënuan 543.
3.370 raste të reja infektimesh, dhe 87 persona më pak në terapi intensive.
Po ashtu janë 329 persona më pak të shtruar në spital, ndërsa 406 janë raste të reja të të prekurve të izoluara në shtëpi.