Ndihma nga Turqia, mbërrijnë 6 autoambulanca, që do shërbejnë si spitale lëvizëse

Aktualitet Kryesore Sociale

Kanë mbërritur në Shqipëri 6 autoambulancat e parë lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.

Ambulancat janë “një spital” i vogël, pasi janë të pajisura me aparaturat më moderne të momentit.

Në Komandën mbështetëse, brenda pak javësh do të mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra dhe pajijse që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.

Ministrja Olta Xhaçka tha se autoambulancat do të vihen edhe në dispozicion të spitalit të Traumës.

“Falenderojmë Turqinë, mikun dhe aleatin tonë që na u gjend pranë në këto ditë të vështira”, tha Xhaçka.

Këtë lajm e ka postuar dhe kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.

Share: