Mbi 103 mijë persona janë prekur nga koronavisur në Gjermani, ndërsa janë konfirmuar të vdekur 1810, me një vdekshmëri më të ulët se 2%. Në anën tjetër, shteti se Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara apo Franca janë duke u përballur me një numër mjaft të lartë të vdekjeve.
Mjeku pneumolog, Gani Oruqaj, i cili punon në Hessen foli në A2 mbi mënyrën se si Gjermania po mundohet të mbajë nën kontroll pandeminë e koronavirusit.
Sa i përket medikamenteve të përdorura, ai theksoi se nuk ka terapi antivirale, por terapi suportive, e cila është e vërtetuar edhe shkencërisht për trajtimin e shokut septik.
Edhe në Gjermani, po ashtu si edhe në Kinë apo në shtete të tjera, koronavirusi prek më shumë meshkujt. “Më shumë prek meshkujt. Rreth 60-70 përqind janë meshkuj nga viktimat, po ashtu edhe shumica e personave që janë në intensiv janë meshkuj”, tha mjeku shqiptar që punon në Gjermani.