Mbyllja e ditës së diel, qytetarët iu lëshohen tregjeve në Tiranë

Kryesore Sociale

Duke filluar nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, Shqipëria do të jetë në izolim total, ashtu si dhe fundjavën e kaluar.

Kjo, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, ku ditët e fundit ka pas një numër të shtuar të të infektuarve.

Por, izolimi i vendit në fundjavë ka bërë që gjatë paradites së sotme njerëzit të vërshojnë nëpër tregje, për të bërë blerje.

Qytetarët vijojnë të jenë të pabindur pasi edhe në tregun e fruta-perimeve në Kombinat asnjë prej tyre nuk respekton masat e marra për COVID-19. Duke filluar nga distancimi social, qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit dhe nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse.  Po kështu, ata nuk mbajnë as radhë, teksa blejnë fruta perime nëpër dyqane.

Gjithashtu, ka pasur edhe një bum aplikimesh në portalin “e-albania” për të marrë lejen e daljes, dhe kjo ka bërë që në orët e para të ditës server i faqes të ketë probleme.

Share: