Rrëfimi i Bamir Topit: Përplasja me Berishën nisi pas raportit për Lulzim Bashën

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish-presidenti Bamir Topi ka rrëfyer momentin që ka shërbyer si pikë kthese në marrëdhënien me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha.

Sipas tij, ka qenë raporti i KLSH për korrupsionin në rrugën e Kombit në kohën që Lulzim Basha ishte në krye të ministrisë së Transporteve.

“Unë do marr dy institucione dhe kam besim që do kuptohem mirë nga publiku. Sipas Kushtetutës, Kryeprokurorja bëhet me propozim të presidentit dhe miratim të parlamentit. Tek SHISH ndodh e kundërta, propozohet nga parlamenti dhe miratohet nga Presidenti.

Erdhi nevoja e zëvendësimit të Kryeprokurorit, Është propozuar kandidatura e Ina Ramës. Për këtë është bërë një bisedë me Berishën, që i kam thënë “kjo është kandidatura, CV, në fund jeni ju që do e vlerësoni, aq më tepër që kishim raporte të mira”. Kur dekreti ka shkuar në parlament ka bërë debat publik, Berisha e ka cilësuar si Silvia Konti. Me depozitimin e ish kreu i KLSH e rrugës e Kombit.

Problemet kanë filluar të shfaqen këtu. Kur kam shkruar atje jam kontaktuar dhe kam marrë vlerësime shumë të larta për zotin Bahri   Shaqiri që të konfirmohet në detyrë në krye të SHISH”, u shpreh Topi.

Share: