Rritet ndjeshëm nurmi i të infektuarve me COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Top Channel raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 edhe 9 persona të tjerë. Mësohet se të infekturit janë anëtarë të dy familjeve të prekura me COVID-19 në këtë qytet.
Rastet janë zbuluar pas kryerjes së të paktën 20 testeve një ditë më parë nga Shëndeti Publik.
Epidemiologët ndërkohë po gjurmojnë kontaktet që këto pacientë kanë pasur me persona të tjerë në mënyrë që të zbulohen dhe më pas izolohen raste të tjera mbartës të virusit vdekjeprurës.
Në total numri i të infektuarve në Shkodër ka shkuar në 35, megjithatë gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë do të bëjë publike të gjitha rastet e zbuluara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.