Shoqata Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, shpjegon: Ja si do të trajtohen të prekurit me koronavirus

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Kur shifrat e personave te prekur nga COVID-19, i kane kaluar edhe Kines, Gjermania ka vendosur që t’i trajtojë pacientët e infektuar në një mënyrë tjetër. Përmes një njoftimi, Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, e cila i është bashkuar nismës së shtetit gjerman i bën thirrje të gjithë personave që e kanë kaluar koronavirusin të të dhurojnë plazmën e gjakut.

Ekspertët gjermanë bejne me dije se plazma e personave që kanë kaluar koronavirusin, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë, që të kurohen.

NJOFTIMI I PLOTË:
Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani

Imunizimi pasivë
Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë Koronavirusin dhe të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme anti Covid-19.
Dhurimi i gjakut shpëton jetë.
Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me covid-19 të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.
Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kanë zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen. Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielit, fruthin dhe Ebolan.
Më poshtë u behet thirrje atyre që e kanë kaluar dhe që janë shëruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre për të kuruar të tjerë të prekur.

Mund të kontaktojnë RKP-Spende@mh-hannover.de ose hepar@ukmuenster.de.
Qendra Federale për Edukim Shëndetësor së shpejti do të publikojë një listë të klinikave të tjera me të cilët vullnetarët mund të kontaktojnë”.

92211166 148582420025667 3009009647550988288 O
Share: