Vrojtuesi bëhet hero në ditën e parë të punës, shpëton 25- vjeçaren në det

Aktualitet Kronikë Kryesore

25- vjeçarja Irena Shehi kishte hipur në një varkë pedalon me shokët. Ajo nuk dinte not dhe aksidentalisht ra në det në një thellësi të konsiderueshme.

Enea Sila i cili mbrëmjen e kaluar u certifikua si vrojtues plazhesh, në ditën e parë të punës në Spille është kthyer në hero. 25- vjeçarja nga Elbasani, Irena Shehi kishte hipur në një varkë pedalon me shokët. Ajo nuk dinte not dhe aksidentalisht ra në det në një thellësi të konsiderueshme.

Vrojtuesi i plazhit të Spillesë arriti menjëherë të shpëtonte 25- vjeçaren duke e nxjerrë në breg dhe duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Fakt për t’u përmendur është se ambulanca nuk erdhi për Irenën edhe pse u lajmërua, Sila pas 30 minutash pritje vendosi t’a transportojë vetë Irena Shehin për në spitalin e Durrësit me automjetin e tij. Pas dy orësh terapi vajza është jashtë rrezikut për jetën.

Share: