Pas 4 muajve në arrati, është vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj. Burime zyrtare nga policia e Shtetit kanë konfirmuar lajmin për ‘BalkanWeb’.
Si pasojë e kontrolleve të pandërprera, që Policia e Tiranës ka zhvilluar duke kontrolluar çdo ditë në të gjithë vendet e dyshuara, në fshatra, në banesat e të afërmve, si rezultat i trysnisë së madhe policore, avokati ka dorëzuar një prej vëllezërve. Ndërkohë Albano Kusi aktualisht ndodhet në arrati.
Indrit Çela u vra më 22 gusht teksa po punonte në një vilë për rregullimin e kondicionerit. Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës.
Griseldi dhe Albano, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vranë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut.
Kujtojmë se katër të arrestuarit e tjerë janë, pronari i vilës që po rikonstruktohej, Bujar Kusin, Edmond Sula, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka gjithashtu akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.