Autoritetet italiane kanë bllokuar një traget pasagjerësh që do të përdorej për linjën Durrës-Bari.
Shkak për bllokimin e tragetit të kompanisë “MSC Shipmanagement Ltd”, që lundronte me flamurin qiproit, janë bërë kushtet e këqija pas inspektimit nga autoritetet portuale italiane.
Trageti do të nisej sot me 1.730 pasagjerë në bord, shumë prej tyre të lënë në koridoret e tragetit apo të shtrirë në tokë. Po ashtu motori i anijes kishte mangësi serioze, mungesa e pajisjeve të zjarrfikëses dhe përgatitjen jo adekuate e ekuipazhit në menaxhimin e emergjencave ishin disa problemet që u konstatuan. Roja Bregdetare italiane bllokoi tragetin për mosrespektimin e legjislacionit ndërkombëtar për sigurinë e lundrimit.
Anija do të mund të lundrojë sërish në momentin që plotëson kushtet, në të kundërt do të qëndrojë i bllokuar në portin e Barit.