Koronavirusi prek edhe shefin e Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, do të vetëizolohet në shtëpi

Aktualitet Kryesore Sociale

Andi Koraqi, shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, i cili është ditën e sotme rezultoi pozitiv me COVID -19, do të vetëizolohet në shtëpi.

Bëhet me dije se pasi iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme mjekësore për gjendjen e tij, mjekët arritën në konkluzionin se z.Koraqi do të qëndrojë në vetë izolim në shtëpi.

Me Andi Koraqin numri i personelit të Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi, shkon në 3. I pari që u prek nga virusi vdekjeprurës, brenda radhëve të këtij komuniteti ishte zoti Brataj, i cili e konfirmoi publikisht dhe lajmin në fjalë. Aktualisht numri i personave të prekur nga COVID-19, zyrtarisht është 243, ndërkohë 13 persona kanë ndërruar jetë.

Share: