Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në zonën e Currilave në Durrës.
Sipas të dhënave të para nga vendngjajra trupi është gjetur i gjymtuar, dyshohet nga faktorë të jashtëm, dhe i dekompozuar. Mësohet gjithashtu se trupi mund të ketë i dekompozuar për më shumë se 6 muaj.
Policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjajre dhe po punon për identifikimin e personit të pajetë. Paraprakisht blutë e Durrësit dyshojnë se viktima mund të jetë ndonjë endacak apo ndonjë bari në zonë.
NJOFTIMI I POLCISE:
Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.
Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune .
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.