Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka dhënë një lajm shpresëdhënës, ku tha se nëse gjatë kësaj jave do ketë rënie të numrit të personave me koronavirus apo qëndrim në këtë nivele, pas kësaj beson se do të ketë ulje të numrit të të infektuarve në vend.
Ai tha se situata momentalisht e është e qëndrueshme, ndërsa pohoi se 6 pacientë ndodhen në intubim, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë e disa të tjerë relativisht t rëndë. Ai tha se nëse numrat e personave të infektuar do vijnë në rënie gjatë kësaj jave, tregon se masat e marra kanë qenë efektive dhe të duhurat, në të kundërt, sipas tij “faj” do të rëndojë mbi qytetarët që nuk i kanë ndjekur.
“Edhe unë nga media e kam ndjekur deklaratën e ministrisë sepse jam në spital. Më duket situatë e qëndrueshme. Situata e pacientëve është e ndryshme. Numrat e personave që shërohen janë në shtim dita-ditës, kemi persona në gjendje të rëndë apo relativisht të rëndë, kemi 5-6 pacientë të inturbuar, kemi nga ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese që jemi të rezervuar të japim informacione. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim nga bota, edhe tek ne një 80-vjeçare është shëruar.
Shumica e kalojnë në forma të lehta, duhet bashkëpunim me mjekun, kurajo. Nuk besoj se e kemi arritur pikun, kjo javë do të na tregojë, jam i bindur se kjo javë do të tregojë shumë. Ata që janë pozitiv dhe qëndrojnë në shtëpi nuk duhet të përdorin asnjë medikament pa konsultën e mjekut. Në dijeninë time rastet që qëndrojnë në shtëpi nuk janë të sëmurë por të infektuar. Në asnjë mënyrë pa këshillën e mjekut medikamente. Është e vështrë të jap një mendim të saktë për atë që vjen. Mendoj se pas kësaj jave ose do mbeten në këto shifra ose do vijojnë të bien. Do na tregojë shumë nëse kjo javë do vijë duke u ulur do tregojë se masat kanë dhënë shumë dhe nëse do të vijojnë shtimin do të tregojë se nuk janë ndjekur rregullat dhe udhëzimet”, tha Pipero.