Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë. Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.
Rezultatet e Studimit
Studimi zbuloi se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.
Humbja E Mëngjesit Dëmton Zemrën
Studime të mëparshme që disponon AgroWeb.org mbi vaktin e mëngjesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm e të shëndetshëm kanë një formë të mirë fizike, nivele të mira të tensionit të gjakut dhe zemër të fortë. Studiuesit amerikanë thonë se njerëzit që humbin mëngjesin ose konsumojnë shumë pak ushqim janë më të rrezikuar nga ngurtësimi i enëve të gjakut. Për më tepër, këta njerëz janë më të prirur të sëmuren edhe nga diabeti.
Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes
Tërshëra
Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.
Vezët
Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.
Boronicat
Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.
Arrorët
Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.
Mjalti
Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./AgroWeb.