Historia e vërtetë e fundit të Elvis Preslit

Kulturë Shkencë & jetë

Nga Gina Dimuro

Rreth orës 14:30 të pasdites së 16 gushtit 1977, aktorja Xhinger Alden ishte duke u endur përrreth Graceland, në kërkim të askënd tjetri, veç të fejuarin e saj me famë botërore, Elvis Presli. Mbreti i ‘rock & roll’, po përgatitej për turneun e tij të fundit, por Alden ishte e shqetësuar, pasi nuk e kishte parë prej disa orësh.

Alden nuk pa asnjë shenjë të Preslit, deri kur e kuptoi se dera e banjës ishte hapur. Ajo hyri brenda, dhe siç kujton më vonë “mbeta e paralizuar nga ajo që pashë”. Sipas Alden “duket sikur i gjithë trupi i Elvis kishte ngrirë plotësisht në pozicionin ulur, dhe më pas ishte rrëzuar përpara”.

Alden nxitoi t’i vinte në ndihmë, dhe zbuloi një shenjë të frymëmarrjes , edhe pse “fytyra e këngëtarit ishte shprishur, dhe kishte marrë ngjyrë vjollcë”, ndërsa sytë e tij “shihnin drejt dhe ishin të përgjakur”. Ajo thirri një ambulancë, dhe superstari u dërgua në një spital në Memfis të Tenesit, ku mjekët u përpoqën ta risillnin në vete.

Përpjekjet e tyre dështuan, dhe Elvis Presli u shpall i vdekur në orën 15:30, pak më shumë se një orë pasi u gjet. Ishte vetëm 42 vjeç. Por një çështje e debatueshme u ngrit nga ai moment: Si vdiq Elvis? Vdekja e këngëtarit shokoi botën. Vetë presidenti Xhimi Karter bëri një deklaratë, duke deklaruar se këngëtari kishte “ndryshuar përgjithmonë fytyrën e kulturës popullore amerikane”.

Ndërkohë, rreth 100 mijë fansa të tronditur, morën pjesë në funeralin e Preslit. Pavarësisht kaosit qe shkaktoi vdekja e tij e papritur, nisën të ngrihen pikëpyetje mbi disa fakte të errëta, mbi shkakun e vërtetë të vdekjes së këngëtarit.

Tre mjekë që punonin së bashku, Eric Muirhed, Xherri Francisko dhe Noel Florredo , kryen autopsinë e tij. Ekzaminimi zgjati 2 dy orë, Francisko doli dhe dha njoftimin për mediat.

Ai raportoi se “gjetjet paraprake të autopsisë”, tregonin se këngëtari kishte vdekur nga një “aritmi kardiake”, një sulm në zemër, dhe se nuk kishte prova që barnat që ai merrte, kishin luajtur ndonjë rol në vdekjen e tij.

Në fakt, kjo nuk ishte një përgjigje e plotë ndaj pyetjes se si vdiq Elvis Presli. Autopsia ende nuk kishte përfunduar në kohën e deklaratës së Franciskos, dhe asnjë prej mjekëve të tjerë nuk e kishte pranuar atë njoftim për mediat. Por, megjithëse veprimet e Francikos kishin qenë të dyshimta, kishte arsye për të besuar, se ilaçet nuk kishin gisht në atë ngjarje, dhe se përkeqësimi i shëndetit të Preslit ishte thjesht rastësor.

Në kohën e vdekjes, Presli ishte shumë mbipeshë. Preferenca e tij ndaj ushqimeve të yndryshme, sanduiçeve dhe ushqimeve të tjera të pashëndetshme ishte e njohur, dhe ai vuajti nga disa sëmundje, përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe glaukomën.

Megjithëse, dieta e tij e dobët mund të ketë kontribuar për shëndetin e tij të sëmurë, kishte një përgjigje më të gjatë ndaj pyetjes se si vdiq Elvis Presli. Edhe kur ai iu drejtua shtypit, Francisko u bombardua nga e njëjta pyetje: A kishte pas vdekjes ndonjë shenjë të abuzimit me drogën? Vetëm pak javë pas vdekjes së Preslit, 3 nga truprojat e këngëtarit kishin botuar një libër me tregime “Elvis, çfarë ndodhi?”, në të cilën ata pohonin, se ylli i muzikës kishte qenë prej kohësh i varur nga amfetaminat.

Nga ana e tij, Francisko u përpoq t`a shmangë këtë pyetje, duke pretenduar  se “shkaku specifik i vdekjes së tij, nuk mund të njihej për 1 javë, ose 2 studime laboratorike që prite të ndëmerren” duke shtuar, se ka “gjasa që në raste të tilla, shkaqet specifike të mos zbulohen kurrë”.

Kur u krye raporti i toksikologjisë, u duk sikur mjekët ishin përpjekur të fshihnin diçka. Rezultatet treguan se në kohën e vdekjes së Preslit, gjaku i tij përmbante nivele të larta të dilaudid, percodan, demerol, codeine, dhe 10 lloje të tjera drogërash.

Më vonë, do të dilej në përfundimin se Francisko e kishte organizuar konferencën, dhe u përpoq t’i shmangte pyetjet rreth drogës, me kërkesën e anëtarëve të familjes Presli, që ishin të vendosur ti mbanin fshehur, abuzimet me drogën të këngëtarit. Presli u bë i varur nga amfetaminat, që kur ishte në fillim të 20-ave të tij.

Këto substanca ishin të ligjshme në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1965. Por, Presli që vuante nga pagjumësia, po merrte edhe barna kundër depresionit, për ta ndihmuar të flinte gjumë natën. Nga fundi i viteve 1960, Presli ishte bërë plotësisht i varur nga drogërat, që i përdorte për të qenë energjik gjatë koncerteve live, dhe për të fjetur gjumë gjatë natës.

Ndërkohë ai u lidh me një mjek të papërgjegjshëm. Persley u takua për herë të parë me dr. Xhorxh C.Nikopulos, i njohur edhe si “Dr.Nik“ në vitin 1967, kur mjeku e trajtoi atë për  një plagë në këmbë. Nikopulos u bë shpejt mjeku personal i Preslit, duke shkuar bashkë me këngëtarin në Las Vegas, dhe duke i siguruar atij shumë doza amfetaminash dhe barbituratesh.

Sikurse u shpreh më vonë Nikopulos: ”Problemi i Elvisit ishte se ai nuk shihte asgjë të gabuar tek përdorimi i tyre. Ai ndjente se duke i marrë ato nga një mjek, nuk ishte i droguari i zakonshëm që shkon të blejë diçka në rrugë”.

Megjithatë, disa e konsideronin Nikopulosin si një mjek të papërgjegjshëm. Midis viteve 1975-1977, mjeku kishte shkruar receta për 19.000 doza droge për Preslin. Nga janari deri në gushtin e vitit 1977, ai kishte përshkruar më shumë se 10.000 doza. Tre vjet pas vdekjes së Preslit, Nikopulosit i`u pezullua liçenca si mjek.

Në vitin 1981, ai u nxorr në gjyq për dhënien e ilaçeve me tepri ndaj pacientit të tij. Mjeku dëshmoi se ai ishte përpjekur vetëm që pacientët e tij të kuronin gradualisht varësinë e tyre, dhe në fund u lirua. Megjithatë në vitin 1995, liçenca si mjek i`u hoq përgjithmonë. Një vit më parë, një rihapje e dosjes së vdekjes së Preslit, zbuloi se sulmi në zemër ishte shkaku kryesor i vdekjes (megjithëse kjo gjetje mbetet e diskutueshme).

Sidoqoftë, shumë fansa të Preslit fajësuan Nikopulos për vdekjen e idhullit të tyre, dhe ai mori kërcënime të shumta me vdekje vitet që pasuan. Megjithatë, edhe pse mjeku me siguri e çoi Preslin drejt vdekjes, shkaku i vdekjes së tij mund të jetë edhe më tragjik.

Një nga efektet anësore të abuzimeve të gjata me qetësuesit, është kapsllëku i madh. Meqë ai u gjet pa ndjenja pranë tualetit, ka gjasa që ai të jetë përpjekur të dalë jashtë, duke krijuar shumë presion mbi zemrën e tij tashmë të dobët. Tendosja e kombinuar me obezitetin, sëmundjet e tjera, dhe abuzimet me drogërat, mund t’i kenë shkaktuar Preslit një sulm vdekjeprurës në zemër.

AllThatisInteresting – Bota.al

Share: