A fiton trupi imunitet pas shërimit nga koronavirusi? Përgjigjen ekspertët amerikanë

Kryesore Rajon/Botë Sociale

Në bazë të të dhënave të deritanishme, ekspertët besojnë se katër nga pesë persona të infektuar me COVID-19, do të shfaqin simptoma të një intensiteti mesatar në mos tepër të lehta për tu vënë re. “80 përqind e njerëzve do të sëmuren lehtë dhe do të rikuperohen”, tha në një intervistë për WebMd, Dr.Robert Glatter, mjek pranë Spitalit Lenox Hill në Nju Jork.

Sipas tij, rreth 15 përqind e njerëzve të prekur nga koronavirusi kanë simptoma të rënda dhe vetëm 5 përqind e tyre vuajnë më pas nga probleme vdekjeprurëse. Le të marrim rastin e aktorit Idriz Elba i cili gjithashtu është infektuar me COVID-19.

Ai u vetë-karantinua pas daljes së analizave dhe tha se nuk kishte asnjë simptomë të tij. Megjithatë, Elba shprehu shqetësim për faktin se ai vuan nga azma dhe nuk është akoma i qartë për mënyrën se si do të ndikojë infeksioni tek gjendja e tij shëndetësore në të ardhmen e afërt.

A do të jemi imunë ndaj COVID-19?

Ekspertë të tjerë amerikanë kanë bërë krahasime të nivelit të vdekshmërisë nga COVID-19 me atë të SARS që në vitet 2002-2003 shkaktoi panik në mbarë globin.

Ky virus kishte një nivel të frikshëm vdekjesh në krahasim me COVID-19, kjo për arsyen se simptomat shfaqeshin rëndë vetëm kur virusi kishte mbërritur në mushkëri.

Në rastin e COVID-19, virusi është i drejtpërdrejtë dhe infekton shpejt qelizat. Në të njëjtën kohë, imuniteti përgjigjet me anti-trupa dhe në varësi të organizmit, e lufton atë pa simptoma të forta.

Themi në varësi të organizmit, sepse ka njerëz që kanë imunitet të dobët si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, por edhe ka njerëz, sidomos duhanpirësit, që kanë mushkëri më të brishta. Ekspertët këshillojnë që njerëzit të tregojnë kujdes dhe të vetë-izolohen.

Ata që infektohen dhe rikuperohen duhet të testohen dy herë dhe rezultati duhet të jetë negativ në mënyrë që të konsiderohen të shëruar. Pavarësisht kësaj, ky virus mbetet akoma i mistershëm për shkencëtarët, të cilët thonë se gjasat që njeriu të fitojë imunitet prej COVID-19 janë të vogla, që do të thotë se mund të preken sërish prej tij.

Në mesin e ekspertëve ka nga ata që besojnë se pikërisht njerëzit që nuk shfaqin simptoma janë përgjegjës për përhapjen masive të COVID-19. Rreth 86 përqind e rasteve të COVID-19 në Kinë nuk manifestuan simptoma gjatë dy javëve të para të epidemisë. Më pas situata përshkallëzoi në atë pikë sa të gjitha vendet mbyllën kufinjtë dhe pjesa më e madhe u vetë-izolua, shkruan “AgroWeb.org”.

Share: