Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se ‘lock- down’-i në Itali apo mbyllja e bizneseve dhe karantinimi i gjithë vendit do të vijojë edhe pas afatit të fund marsit apo fillim prillit.
Conte shprehet se deri tani janë marrë masat e duhura teksa thotë se deri tani është shmangur rrëzimin e sistemit ekonomik dhe shëndetësor.
“Ne kemi shmangur rrëzimin e sistemit, masat kufizuese po funksionojnë, dhe është e qartë se kur të arrijmë një kulm dhe kurba do të fillojë të ulet, të paktën në përqindje, shpresojmë në pak ditë, nuk do të jemi në gjendje të kthehemi menjëherë në jetën e mëparëshme. Është e arsyeshme të themi më shumë, por është e qartë që masat që kemi marrë, si ato që kanë mbyllur shumë nga aktivitetet e biznesit dhe të vendit, dhe ato që kanë të bëjnë me shkollën, mund të do të zgjaten në afatin e fundit, “- tha kryeministri Conte.
Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë dhe tashë edhe qendra e rrezikut të botës duke qenë se Kina apo Koreja e Jugut e zgjidhën situatën në vendet e tyre. Numri i viktimave në Itali po shkon drejt 3 mijës teksa janë 3 mijë e 500 të prekur brenda shkurtit dhe marsit teksa deri tani vetëm 4 mijë janë rekuperuar. Gjithë vendi është prekur nga koronavirusi teksa Lombardia është rajoni më i goditur dhe skenari më i keq në gjithë botën.