Bashkia e Tiranës merr një vendim për kamatëvonesat e abonentëve në UKT

Kryesore Sociale

Bashkia e Tiranës lajmëroi se të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID-19 se nisur nga muaji mars, UKT do të pezullojë kamatvonesat për abonentët.

“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkroi kryebashkiaku Erion Veliaj në Twitter.

Share: