Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, tek “Bulevardi i ri” në Yzberisht, ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë, teksa po dilte nga kursi i kërcimit.
Sipas asaj që transmeton Abc News, ka qenë një kalimtar i rastësishëm që ka mbrojtur nënën me fëmijën, duke dalë para makinës.
Në këtë moment bëhet me dije se kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes.
Ai është transportuar me urgjencë në spital ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.