Nga foltorja e Kuvendit, ku u shpreh optimist në raportin e KiE për celjen e negociatave, kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë për vijimin e reformave në vend, kryesisht asaj në drejtësi. Një përgjigje Rama kishte edhe për arrestimet e të shumëpërfolurve ‘peshqit e mëdhenj’ për të cilët tha se i ka kapur reforma, duke i përjashtuar nga sistemi përmes procesit të vettingut.
“Ajo që mund të bëjmë ne është të vazhdojmë të këmbëngulim në jetësimin e reformave, në kryerjen e detyrave jo sepse i kërkon Brukseli, por sepse është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet funksional në parametrat e një vendi anëtar të BE. Sot ne jemi në një moment të rëndësishëm zhvillimi të zbatimit të ref në drejtësi. Është një reform kyce e luftës sistemike me korrupsionin dhe kujt është mësuar të flasë e recitojë përmendësh edhe në hapësira të ndryshme për ‘peshq të mëdhenj’ i duhet dhënën një përgjigje. C’lloj peshqish janë ata që sot janë përjashtuar nga sistemi drejtësisë të vegjël ? C’lloj peshe kanë patur mbi shpatullat e këtij vendi dhe sa e kanë ndihmuar në luftë me krimin e korrupsionin përgjigja është e qartë : jashtë zakonisht shumë duke vendosur precedent të rrezikshëm që janë kthyer në normë, sot jemi edne larg së qeni aty ku po shkojmë, por jemi shumë larg nga pika ku i nisëm. Janë mbi 60 prokurorë e gjyqtarë të përjashtuar nga sistemi, një lehtësim i madh në ndërtimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Është krijuar baza për krijimin së shpejti të SPAK. Reforma në drejtësi është pa kthim, do vijojë intensivisht dhe Shqipëria do të nisë të ndjejë rezultate të prekshme. U duhet thënë se vettingu është një anë e medaljes dhe përjashtimi nga sistemi është vetëm njëra pjesë e një historie që do të vijojë me institucionet e reja të drejtësisë, ku një pjesë e atyre që janë përjashtuar do kthehen për t’u ndëshkuar. Gjithë ajo pasuri s’mund të mbesë pa u hetuar, për t’i shkuar deri në fund procesit. Shqipëria ka një problem që nuk është krijuar sot, por po adresohet si asnjë herë më parë me korrupsionin. Është luftë për modernizimin e shtetit. Kërkon kohe dhe durim të madh e këmbëngulje, pasi nuk mjaftojnë hetimet e ndëshkimet e përditshme, por vendosja në sistem e mekanizmave për ta bërë të pamundur korrupsionin për qytetarët.” u shpreh Rama.
“ E them me bindje dhe e argumentoj me këdo që është i gatshëm të përballet me shifra dhe jo me baltë e gurë, nga kazanët që vlojnë ndërsa ziejnë në zjarrin e një korrupsioni ku janë përfshirë edhe vetë, se sa është luftuar sot nuk është luftuar më parë me shifra e me fakte. Falë platformës Shqipëria që duam e adresuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, kemi regjistruar mbi 25 mijë ankesa, nga tetori 2017 në tetor 2018. Janë 2 mijë cështje që adresohen nga qeveria cdo muaj. Tani për të qenë të ndershëm, më thoni kur ka ndodhur kjo më parë. Ku ishte adresa deri dje për mijëra njerëz të zakonshëm, ishte të kërkonin me ngul një kontakt me deputetin, por edhe kur ndodhte nuk sillte rezultat. Adresa tjetër ishte partia miqësia krushqia dhe me e zakonshmja ishte xhepi.” -u shpreh Rama.