Autoriteti Portual Durrës njofton se ka ndryshuar orari i hyrjes në Terminalin e Pasagjerëve.
“Me qëllim përballimin e fluksit përgjatë festave të fundvitit, njoftohen qytetarët që do të zgjedhin të udhëtojnë nga Porti i Durrësit se, porta hyrëse në Terminalin e Trageteve do të qëndrojë e hapur deri në orën 23.00. Për rrjedhojë procesi i check-in, mbyllet një orë para, pra në orën 22:00” njofton Autoriteti.
Ky vendim lehtësues do të zbatohet për periudhën 16 Dhjetor 2019 – 15 Janar 2020.