Nard Ndoka: Tre porositë që i dha Gjermania Ramës, dhe që po na i fsheh

Aktualitet Politikë

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka zbardh tri porositë që sipas tij Gjermania ka dhënë për Shqipërinë, lidhur me procesin e integrimit në BE.

Por Ndoka thotë se Rama po na i fsheh.

“Detyra shtëpie nga Gjermania; Rama fsheh “fletoren”!

Dialog dhe konsensus me opozitën;

Zgjedhje të lira dhe të pranuara nga palët;

Hapja e negociatave në nëntor, pas zgjedhjeve!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se takimet e zhvilluara në Berlin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE ishin të suksesshme.

Madje, kreu i qeverisë sulmoi edhe mediat që duke pasqyruar qëndrimet e Gjermanisë ndaj procesit të integrimit, raportuan se Shqipëria dështoi për çeljen e negociatave në muajin qershor.

Entuziazmin e Edi Ramës e përgënjeshtrojnë zyrtarë të rëndësishëm të Gjermanisë. Pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, Johann David Wadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, deklaroi se Shqipëria është ende shumë larg hapjes së negociatave”, shkruan Ndoka, që ka burimet e tij pranë Merkelit.

Share: