Lulzim Basha ka konfirmuar sot se qëndrimi i aleatëve të tij, është edhe qëndrimi zyrtar i PD. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se e vetmja gjë e rëndësishme për të është që zgjedhjet të bëhen pa Edi Ramën, duke lënë kështu të kuptohet që do të pranonte edhe një dialog me kryeministrin për të folur rreth kushtet që opozita ka. “Është një model perëndimor. Kjo i shërben në radhë të parë transparencës. Ne këtë e fillojmë benda partisë këtë model.
Nuk ka asnjë mospërputhje mes PD dhe aleatëve. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument me pikat tona. Një pjesë e mirë e pikave që ata kanë janë të njëjta me PD-në. Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim. Nuk ka asnjë mospërputhjes mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. E rëndësishme është që të ketë zgjedhje pa Ramën”, u shpreh Basha.