Aleatët e PD kërkojnë dialog, Balla: Të hapur, zgjedhjet më 30 qershor. Partitë të respktojnë afatet e kodit zgjedhor

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur apelit të aleatë të PD, lidhur me një tryezë politike për zgjidhjen e krizës, nën drejtimin e kreut të shtetit.

Nga Pogradeci, Balla deklaroi se PS është e hapur për dialog, por në asnjë rast shrehet ai nuk do të ketë dialog për të venë shkelmin mbi reformen ne drejtesi dhe mbi kushtetuten.

Gjithashtu ai tha se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor.

“Duhet të jetë shumë e qartë për këdo që data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga kushtetuta, nga Kodi Zgjedhor dhe data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë.

Në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, janë 42 parti të regjistruara, askush nuk mund të pengoje të mos marrë pjesë në zgjedhje, kush tenton të pengojë zgjedhësit të marin pjesë në procesin zgjedhor, kodi penal është i ashpër, kush tenton të demtoje procesin zgjedhor, të dëmtojë infrastrukturen zgjedhore, kutinë e votimit denimet e kodit zgjedhor jane shume te ashpra,nk besoj qe ka ende ne Shqiperi budallenj që te bejne burg per hallet e Lulit, Saliut dhe te Mones. 

Dua t’u them shume qarte qe kushte PS nuk mund t’i vendose askush sepse nuk mund t’i vendosen kushte shqiptarëve. Kushte që pengojnë implementimin e reformës në drejtesi, kushte te cilat tentojnë të ndërpresin mandatin legjitim, kuvendin apo të qeverisë nuk meren në konsideratë.

Ne kemi qenë gjithmonë të gatshem për te dialoguar me ne fund ne kuvendin e Shqiperise permes nje procesi dialogu rikethyem ne mbarvajtie komisionin e reformes zgjedhore dhe qe eshte nje instrument i rendesishem per te dialogur lidhur me te gjitha domosdoshmerite dhe nevojat qe ka adresimi i paketes se ndryshimeve te kodit zgjedhor per adresimin e rekomandimeve te OSBE qe lidhen me infrastructuren e procesit zgjedhor dhe kemi hapur mundesit e hulmutimit per te studiuar ndryshime te sistemit zgjedhor.

“Ajo që dua të them dhe që eshte e rëndesishm, në 30 Qershor zgjedhjet do te zhvillohen, une i bej thirrje te gjitha partive politike që janë regjistruar në zgjedhje te respëktojne afatet te kodit zgjedhor edhe për propozimin e kandidateve por nje gje eshte e sigurt ne vijojme punen normalisht, zgjedhjet do te zhvillohen në 30 Qershor kush tenton të bllokoje rrugën forca e ligjit do jetë e ashpër.” -theksoi më tej Balla.

Share: