Parisi ndez dritat e kuqe të Krishtlindjeve në Champs-Elysee

Shkencë & jetë Sociale

Në kryeqytetin francez 400 pemë përgjatë dy kilometrash janë ndriçuar për Krishtlindje duke sjell shkëlqimin përgjatë gjithë Champs-Elysees në Paris

Ceremonia e ndezjes së dritave u zhvillua mbrëmjen e djeshme përpara mijëra syve kureshtarë të banorëve dhe turistëve të huaj.

Edhe pse një muaj larg, bulevardi i famshëm u ndriçua nga ditat e kuqe përgjatë rrugës së populluar që çon nga harku i triumfit në sheshin “Concord”.

Autoritetet kanë përdorur drita LED, të cilat konsumojnë më pak energji dhe që supozohet të zgjasin për 3 deri në 5 sezone.

Vitin e kaluar, demonstruesit jelekëverdhë u mblodhën në Champs Elysees për të treguar përmes protestave pakënaqësinë e tyre të thellë me administratën e Presidentit Emmanuel Macron, por pas protestave të dhunshme, dje Champs-Elysees iu rikthye normalitetit.

Dritat e kuqe të Krishtlindjeve do të qëndrojnë ndezur deri më 8 janar 2020.

Share: