Një vajzë 8-vjeçare po befason të gjithë botën me shkallen e lartë të inteligjencës. Adhara Pérez e cila jeton në Meksiko Siti është një gjeni e vërtetë.
Koeficenti i inteligjencës së saj llogaritet 162.
Thënë ndryshe kemi të bëjmë me një koeficent zgjuarsie më të lartë as më shumë e as më pak por edhe në raport me Albert Einstein dhe Stephen Hawking, dy gjeni të shkencës.
Nallely Sanchez, mamaja e saj në një intervistë për mediat meksikanë është shprehur e lumtur për këtë fakt dhe ka deklaruar se u bë të paktën 3-4 vjet që ata e kanë kuptuar se fëmija e tyre nuk është kaq i zakonshëm, përkundrazi.
Ëndrra e Adhara Perez është që të bëhet Astronaute.