Numri i qendrave tregtare që po mbyllen sa vjen e shtohet në SHBA.
Më shumë se 8600 të tilla janë mbyllur në vitin 2019, dhe sipas një raporti të “Credit Suisse”, 20% deri në 25% priten të mbyllen deri në vitin 2022.
Një nga arsyet është mbyllja e dyqaneve që kërkonin hapësira shumë të mëdha, si Macy dhe Sears, duke bërë që qendrat tregtare të kenë shumë boshllëqe për të mbushur. Blerjet nga interneti po ashtu kanë ndikuar shumë, pasi kompanitë si Amazon vazhdojnë të rriten.
Fotot e qendrave tregtare të mbyllura nëpër SHBA krijojnë një pamje vërtet rrëqetheëse kur i sheh.