Moti sot, rikthehen reshjet e shiut, merrni çadrat me vete

Shkencë & jetë Sociale

Ditën e sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur dhe reshjet do të të shoqërohen me shtrëngata.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit. Për arsye të këtij rreziku edhe përgjatë ditës së enjte, janë vendosur shenjat për probleme të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zona urbane për (Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër). Sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore deri NË FUNDJAVË në varësi të sasisë së reshjeve të pritshme. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit për përmbytje për qarkun e Shkodrës, por që mund të hiqet në ditët në vijim nëse reshjet do të zvogëlohen. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve në të gjithë lumenjtë kryesorë por nuk ka paralajmërim për përmbytje lumore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 22 °C;

në vendet e ulëta: 14 / 23 °C;

në vendet malore: 10 / 17 °C

Ndërkohë, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet.

Share: