Koronavirusi mund të rrezikojë 50 milionë vende pune, ja sektori që kërcënohet më shumë

Aktualitet Ekonomi Kryesore Sociale

Pandemia e koronavirusit mund të rrezikojë rreth 50 milionë vende pune në sektorin e udhëtimit dhe të turizmit, thotë Këshili i Udhëtimit dhe Turizmit global (WTTC).

WTTC, e cila përfaqëson sektorin global të udhëtimit dhe turizmit, tregojnë se udhëtimi global mund të ndikojë negativisht deri në 25 përqind në vitin 2020.

Kjo është e barabartë me një humbje prej tre muajsh të udhëtimit global, që mund të çojë në një ulje korresponduese të vendeve të punës midis 12 deri në 14 përqind.

Gloria Guevara, Presidenti dhe CEO e WTTC, tha: ‘Shifrat e WTTC tregojnë ndikimin e ashpër në sektorin e udhëtimit dhe turizmit prej shpërthimin e tanishëm të Covid-19, me analizat që sugjerojnë tani se deri në 50 milion punë janë në rrezik në sektorin global. Kur të jetë koha e duhur, WTTC dhe sektori privat global do të jenë të gatshëm të ndihmojnë dhe mbështesin qeverinë dhe vendet për t’u rikuperuar.’

Përhapja e Covid-19 paraqet një kërcënim të rëndësishëm për industrinë në tërësi pasi shumë njerëz janë izoluar në shtëpi dhe sipërmarrje të ndryshme janë mbyllur.

Deri tani, ka 155,249 të infektuar në nivel global dhe ka marrë jetën e 5,812 personave.

Share: