Nigeria, prodhuesi më i madh i orizit

Sociale

Nigeria, një prej vendeve të Afrikës Perëndimore në vitin 2018 u bë prodhuesi më i madh i orizit në Afrikë, transmeton AA.

Sipas të dhënave të qendrës së orizit në Afrikë, Nigeria në prodhimin e orizit për vitin 2018 duke kaluar Egjiptin është renditur në vendin e parë në Afrikë.

Në Nigerinë, e cila ka toka të pasura bujqësore, prodhohen 4 milionë ton oriz në vit, ndërsa në të gjithë Afrikën në vit prodhohet 14.6 milionë ton oriz. Qeveria në Nigeri e cila ka një popullsi prej 200 milionë banorësh, në kuadrin e punimeve të kryera me institucionet ndërkombëtare synon të ulë importet e orizit.

Për prodhimin e orizit në Nigeri ka toka pjellore në shumë rajone të vendit si Kebbi, Yobe, Sokoto, Kwara, Akwa Ibom, madje dhe në disa rajone mund të merren 2 prodhime në vit.

Share: