Ja 8 autorët të cilët e shkruajtën vetëm nga një libër dhe arsyeja pse e bënë këtë!

Histori Kritikë Letrare Kryesore Kulturë Libri Reportazh / Profil

Të shkruash një libër është punë e vështirë. Nëse ai libër ka sukses, mund të ketë pastaj presion të madh mbi autorin që të krijohet prap diçka e tillë po aq e bukur. Ne e kemi bërë një listë të autorëve të cilët e kanë shkruar vetëm një libër në jetën e tyre dhe arsyen pse e kanë bërë këtë.

1. Sylvia Plath

Libri: The Bell Jar

Arsyeja: Fatkeqësisht, Plath bëri vetëvrasje pak kohë pas publikimit të këtij libri.

2. Emily Brontë

Libri: Wuthering Heights

Arsyeja: Një vit pas publikimit, Brontë vdiq nga tuberkulozi

3. Margaret Mitchell

Libri: Gone With the Wind

Arsyeja: Mitchell nuk e pëlqeu famën e cila erdha pas publikimit të librit të saj të parë, ndërsa 10 vite pas publikimit të këtij libri, ajo u shtyp për vdekje aksidentalisht nga një makinë.

4. J.D. Salinger

Libri: The Catcher in the Rye

Arsyeja: Me sa duket, suksesi i këtij libri ndikoi që Salinger të mbyllet në vetmi. Ai kurrë më nuk shkruajti ndonjë Novel tjetër, përveç publikimit të disa tregimeve të shkurtëra.

5. Ralph Ellison

Libri: Invisible Man

Arsyeja: Ellison e kishte shkruar edhe një Novel tjetër, por një zjarr në shtëpin e tij, i shkatërroi të gjitha.

6. Arundhati Roy

Libri: The God of Small Things

Arsyeja: Roy e cila është fituese e çmimit “The Booker Prize” edhe pse kanë kaluar më shumë se një dekad, ajo ende nuk e ka publikuar librin e dytë. Thuhet se ajo ka qenë duke punuar në të, por ende asgjë nuk është publikuar.

7. Anna Sewell

Libri: Black Beauty

Arsyeja: Sewell vdiq 5 muaj pas publikimit të këtij libri

8. Oscar Wilde

Libri: The Picture of Dorian Gray

Arsyeja: Wilde ishte dramaturg shumë i suksesshëm dhe i cili gjatë gjithë jetës së tij e shkuajti vetëm një libër. Dorian Gray ishte konsideruar shumë i veçantë në atë periudhë. Wilde vdiq në vitin 1900.

Share: