Në hetim 3 gjyqtarët që shpëtuan Dajtin, policia kontroll blic në banesa

Aktualitet Kronikë Kryesore

Kontrolle blic janë kryer mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Kontrollet janë kryer nga forcat speciale të policisë pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sipas policisë, këto kontrolle vijnë pas informacionit se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit. Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli janë gjyqtarët të cilëve po i kontrollohen banesat.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Share: