17 persona kanë vdekur javën e kaluar në Greqi nga virusi i gripit A. 56 persona ndërkohë kanë vdekur duke filluar nga muaji tetor. Kështu njoftoi qendra greke e epidemologjisë, Keelpno.
“Situata e gripit në Greqi mbetet në një nivel të lartë. Lloji i virusit që po dominon është ai i Α(Η1Ν1),” deklaroi Keelpno.
Javën e kaluar janë identifikuar 149 raste gripi, mes datave 6-10 shkurt. Të prekurit ishin nga rastet A, H1N1 dhe H3N2. Gripi A është ai më i përhapuri aktualisht në Greqi, por edhe në Europë