Lufta ndaj “Fake News”: Facebook, Google dhe Twitter “kërcënohen” nga Komisioni Europian

Shkencë & jetë Sociale

Kompanitë Facebook, Google dhe Twitter duhet të bëjnë më shumë për të adresuar sfidën e ‘lajmeve të rrema’(Fake News) ose përndryshe do të përballen me ligjin, është shprehur Komisioni Europian në një deklaratë të martën.

Kërcënimi nga zyrtarët e BE-së ka ardhur një vit pasi kompanitë e mëdha teknologjike të SHBA-së u bashkuan me Mozillan dhe Microsoft për të nënshkruar një ‘Kod Sjellje’ i cili do të luftonte lajmet e rrema.

Komisioni Europian po përgatit ligje të reja rregullatore të njohura si ‘Aktet e Shërbimeve Dixhitale’. Këto do të vendosin rregulla lojaliteti dhe sigurie për platformat dixhitale, shërbimet dhe produktet; një lëvizje kjo që ka shkaktuar frikëra ndërmjet gjigantëve të teknologjisë.

Raportet e muajve të fundit që kanë ardhur nga kompanitë treguan një divergjencë të gjerë midis tyre dhe provuan pak detaje mbi impaktin e masave të marra për lajmet e rrema, u shprehën Komisioneri i Drejtësisë së BE-së, Vera Jourova, Shefi i sigurisë së BE-së, Julian King dhe komisioneri dixhital Mariya Gabriel në një deklaratë të përbashkët.

“Propaganda dhe dezinformimi i automatizuar në shkallë të gjerë vazhdojnë dhe akoma më shumë punë duhet bërë në të gjitha aspektet e Kodit të Sjelljes. Ne nuk e pranojmë këtë si diçka normale” – u shprehën zyrtarët e BE-së.

Share: